Incidenti në Paris, Bushati mesazh ngushëllimi Francës

Pas shpërthimit të një furre buke në qendër të Parisit, ku katër persona humbën jetën ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashme në detyrë, Ditmir Bushati.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bushati shpreh ngushëllimin emër të të gjithë shqiptarëve në gjuhën frënge.

“Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parizianët dhe familjet e zjarrfikësve, viktima të aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Paris”, shkruan ai.

Ditmir Bushati Twitter