E rrallë, gruaja humb dëgjimin vetëm për zërin e meshkujve

Në atë që mund të duket si një justifikim për të mos dëgjuar të dashurin e saj, një grua nga Kina është diagnostikuar në një gjendje të rrallë që e ben atë të paaftë për të dëgjuar zërin e meshkujve, ndërsa mund të dëgjojë fare mirë atë të femrave.

Gruaja, e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj, Chen, u zgjua për të zbuluar se ishte e paaftë për të dëgjuar të dashurin e saj.

Ajo ishte shtrirë një natë më parë me të vjellura dhe zhurmë në veshët e saj. Doktorët kanë konfirmuar se ajo ishte e aftë të dëgjonte vetëm zërat e femrave, por kur  bëhej fjalë  për meshkujt, kjo gjë bëhet thuajse e pamundur.

Gjendja e rrallë prek vetëm 1 në 13 mijë persona që vuajnë nga humbja e dëgjimit. Është thuajse e pamundur për t’u identifikuar, ndërkohë që mjekët dhe pacientët janë të painformuar për patologjinë e rrallë.