Zëdhënësi i Presidentit publikon videon: Ja kandidati i Batonit që do të ndryshonte kufijtë

Vijon debati që shkaktoi letra e këshilltarit të kryeministrit, Edi Rama, Baton Haxhiu drejtuar Presidentit Ilir Meta për mos drekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Reagimi i radhës vjen nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i cili publikon në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook videon e intervistës që kandidati i Ramës për Ministër i dha këshilltarit të Ramës.

Statusi i Tedi Blushit:

Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor.