UEFA zbulon formacionin e vitit, nuk mungojnë Ronaldo dhe Messi

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë për vitin 2018. Faqja e institucionit më të rëndësishme të futbollit evropian ka zbuluar 11-shen në bazë të votave të bëra nga tifozët.

Në portë është përzgjedhur portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Në mbrojtje dominojnë futbollistët e Realit, teksa në të ka vend për Ramos, Varane dhe Marcelo, ndërkohë që nuk mungon as ylli i Liverpool-it, Van Dijk.

Në mesfushë ndërkohë nuk mund të mungonte Luka Modric, i cili fitoi “Topin e Artë”, ndërkohë që Kante dhe Hazard plotësojnë mesfushën. Mbappe, Messi dhe Cristiano Ronaldo formuan treshen magjike.

Luka Modric ka qenë lojtari me më shumë vota (115.440), duke fituar garën me Cristiano Ronaldo (108.423) dhe Lionel Messi (107.326). /Koha Jone/