Thomas Muller pezullohet për dy ndeshjet ndaj Liverpool-it në Champions

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller do të humbasë dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të vlefshme për fazën e 1/8-ve, pasi është pezulluar nga UEFA. 29-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Ajax-it për shkak të një ndërhyrje horror ndaj Nicolas Tagliafico në kokë.

Futbollisti gjerman, i cili ka shënuar 42 gola në 107 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ka pranuar vendimin. Ndeshjet ndaj Liverpool-it do të luhet më 19 shkurt në “Anfield”, ndërkohë që sfida e kthimit në Mynih më 13 mars.

Ka qenë ndëshkimi i parë me karton të kuq në karrierë për Muller, i cili nxitoi të kërkonte falje në rrjetet sociale pas asaj ndeshje: “Do të doja të kërkoj falje për Nico Tagliafico për incidentin, ishte e paqëllimshme”. /Rozalb Lika-Koha Jone/