Taulant Balla reagon ndaj Presidentit Ilir Meta

Mosdekretimi i Genc Cakajt si Ministër i Jashtëm, ka hapur debat institucional. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit theksoi në një reagim shantazhin e Kryeministrit ndaj Presidentit të Republikës. Përmes një postimi në facebook, Balla thotë se Meta u zgjodh nga PS-ja si zgjidhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional por që sipas tij, Kreu i Shtetit nuk mendon më për Kushtetutën po për lidershipin e opozitës.

Postimi i plotë

Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat në dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite.

Reagon Kryeministri ndaj Presidentit

Meta: Kryeministri Rama bëri gabim fatal, kërcënoi Presidentin e Shqipërisë