“Roli i gruas në shoqërinë moderne”, konferencë në Universitetin Bedër

Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit islamik ishte tema e konferencës së dytë ndërkombëtare organizuar në Tiranë nga Universiteti Bedër. Diskutimet fokusuan rëndësinë e rolit të gruas në familje, shoqëri dhe sipërmarrje.

Kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Skënder Brucaj tha se familja e shëndetshem funksionon vetëm nëse femra luan rolin që i takon. ”Nëse ne do të neglizhojmë gruan, nënën, vajzën, kemi neglizhuar të ardhmen tonë si shoqëri”.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të komuniteteve myslimane, Mohammed Bashar, figura e femrës është primare në islam, pavarësisht tentativave të shumta idelogjike për ta ndryshuar këtë fakt. Ky tubim shkencor synon sensibilizimin e shoqërisë se figura e femrës duhet të lartësohet dhe se ajo është forcë e madhe dhe jetike.