Rikthehet dosja, 3 akuza ndaj shqiptarit

Të tjera telashe për Aleksandër Lucën. 20-vjeçari shqiptar, që ndodhet në burgun e Grevenas në Greqi, përballet me akuza të reja në adresë të tij.

Tashmë ai akuzohet për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Sipas mediave greke, 3 vajza e kanë akuzuar të riun shqiptar se i ka ngacmuar në të kaluarën. Një 18-vjeçare thotë se është abuzuar seksualisht prej tij. Po kështu edhe një 17-vjeçare. Kurse një adoleshente 18 vjeç thotë se Aleksandër Luca tentoi ta përdhunonte. Megjithatë, tre vajzat nuk kanë bërë denoncim formal në polici ndaj 20-vjeçarit shqiptar.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras akuzohenn se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë dhunuar për vdekje studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit Nëntor 2017 në ishullin Rodos. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli por nuk flasin me njëri-tjetrin.