Rektorati njofton studentët: Do të zëvendësohen orët dhe do të shtyhet afati i marrjes së dokumentave

Rektorati i Universitetit të Tiranës njofton studentët në lidhje me hapat që do të ndërmarren pas bojkotimit të mësimit prej një muaji nga ana e tyre.

Në deklaratën e Rektoratit thuhet se do të mondësohet zëvendësimi i orëve të parealizuara duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018-2019.

Rektorati njofton se do të ngrihet një përfaqësi për përmirësimin e veprimtarisë së Universitetit të Tiranës. Gjithashtu do të shtyhet afati i pagesave të tarifave si dhe do të shtyhet afati për marrjen e dokumentave për studentët që përfitojnë bursë

Në këtë deklaratë ju bëhet thirrje studentëve që të rikthehen në mësim.