“Ramosaj” jo mbiemri i vërtetë i Albanit

Të gjithë e njohim si Alban Ramosaj por siç duket këngëtari paska një tjetër mbiemër. Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar pasaportën, biletën e avionit dhe destinacionin ku do të udhëtojë. Albani është nisur për në Stamboll të Turqisë dhe në biletën e tij shkruhet “Alban Kamerolii”, që siç duket është mbiemri i tij i vërtetë. Ndërkohë, këngëtari nuk ka dhënë ende një shpjegim sa i përket faktit që përdor mbiemrin Ramosaj në vend të atij Kamerolli.