Policia rrethon studentët. Tensionohet situtata (VIDEO)

Një grup studentësh janë ngujuar brenda ambientëve të fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Ndërkohë gjatë një tentative për të dalë nga godina, studentët janë përplasur me rojet private dhe sipas tyre administratori i rojeve ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Faxweb.al ato shprehen se një civil brenda në fakultet ka thyer xhamin e derës, për të akuzuar studentët si të dhunshëm.

Jashtë ambienteve të fakulteti ka prani të shtuar të forcave të policisë së shtetit.

Kujtojmë se rojet private kanë rrethuar godinën dhe kanë kyçur dyer duke mos lënë asnjë njëri as të futet as të dalë, ndëkohë që jashtë fakultetit ka dhe prani të policisë.

Ndërsa në videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet shefi i sigurisë private i cili i rrëzon telefonin një studenteje dhe tenton t’i nxjerrë jashtë.

Studentët thonë se policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studente.

Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shtyrjen  e sezonit të provimeve. Ata shprehen se nuk tërhiqen edhe pse policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve.