Po bën xhiron e botës, ky është simulimi i turpshëm i Busquets dhe Cillesen (VIDEO)

Barcelona pësoi humbjen e parë në vitin 2019 dje në mbrëmje nga Levante në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit.

Për tu rikthyer disi humorin tifozëve të blaugranëve, ka menduar dyshja Sergio Busquets-Jasper Cillesen. Mesfushori i cili në këtë sfidë u aktivizua si qendërmbrojtës dhe portieri holandez në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, pas një goditjeje këndi në favor të Levantes, kanë simuluar aq keq saqë rrëzimet e tyre në tokë po bëjnë xhiron e botës.

Edhe pse vetëm se janë prekur nga Chema, Busquets dhe Cillesen janë rrëzuar menjëherë në tokë.