Partizanit nuk i mjafton Bardhi, barazon edhe në testin e dytë në Turqi 

Partizani ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur në Turqi nga ekipit turk, Antalyaspor.

Të besuarit e Gegës e panë veten në disavantazh që në minutën e 2-të, kur Sinik befasoi  portierin Xhika. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1 me 0. Me startin e pjesës së dytë, ekipi i “Demave” është hedhur menjëherë në sulm, duke u treguar mjaft agresiv.

Partizani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46-të me anë të Jurgen Bardhit. Në ndeshje e rëndësishme kjo për Gegën, ku nuk ka lënë pa provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe ky ka qenë një test shumë i  mirë kundër një kundërshtari të fortë. Ndryshe nga ndeshja e parë, tekniku i të kuqve ka preferuar të bëjë disa lëvizje.

Fotografia e Antalyaspor

Fotografia e Antalyaspor

Fotografia e Antalyaspor

Fotografia e Antalyaspor