Ofendoi Sergio Ramos, UEFA dënon mbrojtësin e Liverpoolit

UEFA e ka pezulluar me një ndeshje mbrojtësin kroat, Dejan Lovren, për komentet ofenduese të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale në drejtim të kombëtares spanjolle dhe kapitenit Sergio Ramos, pas fitores 3-2 në Ligën e Kombeve: “Spanjollët janë një tufë femrash. Ramosit i dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë”.

E gjitha kjo, e shoqëruar me disa gjeste dhe një flamur spanjoll në sfond. Një provokim që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Veprimi i Lovren vjen pas dëmtimit të rëndë të Salah në finalen e sezonit të kaluar, të shkaktuar nga Sergio Ramos.