Nora Malaj: Ditë e zezë për Shqipërinë, kryeministri është çmendur

Nga Nora Malaj

Ditë e zezë për Shqipërinë! Sot përfundimisht KM është cmendur! Kjo jo de jure, po de facto! I ka hyrë frika në bark dhe nuk di si të shpëtojë dot! Herë godet me shpifje, sipas parimit gënje, gënje se dicka po mbetet. Dhe kjo është bërë motoja e tij.

Herë sjell një projektligj, për të goditur gjoja shpifje, kur shpifaraku më i madh është ai vet, pasi do që pushteti i katërt, media të mos ekzistojë, se ka frikë nga emisionet Investigative, të cilat guxojnë me kurajo qytetarë për të thene te vërteta të trishta dhe të dhimbshme, apo portalet që guxojnë të nxjerrin informacionet, që cdo kënd do ta vinin para ligjit, duke treguar që shteti i së drejtës tashmë ka rënë. Pasi ka gëlltitur lugën e “çorbës së prishur”, tani ka kapur fort tepsinë dhe si një grykës i pangopur, bertetë se ka frikë se edhe tepsia po ikën. Akti i fundit, është policia përballë studentëve, për t’i nxjerrë nga shtëpia e tyre. Kjo është “e troppo” .

Është e tepert dhe e kalon masën e çdo sjellje njerëzore. Dhuna në fakultete e Juridikut dhe Ekonomikut është jo njerëzore dhe e papranueshme! Sot përfundimisht , ty shoku të ka hyrë frika në poture… Kam menduar se duhen vite për ta ndertuar besimin dhe pak fare sekonda për ta thyer atë. Sot ti ketë bërë me protestën e studentëve! Zoti te ndjeftë!! Ti nuk e meriton të jesh KM e shqiptarëve! Përfundimisht ti je sëmurë! Ps si i lexuar që je të këshilloj të lexosh “ Kolltugofagët “ e Nolit për të kuptuar se ku të çon marrëzia e pushtetit Narcizian.