Një tjetër investim i rëndësishëm për Njësinë 11, shtrohet rruga “Egnantia”

Edhe pse temperaturat kanë shënuar nën zero kjo nuk ka penguar punën në kantierin e radhës që është ai në rrugën “Egnatia” në Njësinë Administrative Nr. 11. Punonjësit e bashkisë kanë vijuar punën për shtrimin e rrugës kryesore, duke i dhënë fund kështu një problemi që shoqëronte çdo vit banorët e kësaj lagje.

Gjithashtu, krahas rrugës kryesore, punimet kanë vijuar edhe me shtrimin e rrugicave mes shtëpive apo pallateve, si edhe me krijimin e trotuareve duke bërë të mundur që çdo banor i kësaj zone të mund të lëvizë pa probleme.

Njësia Administrative Nr. 11 është një nga njësitë që ka pësuar ndryshimin më të madh gjatë këtyre viteve, falë disa projekteve transformuese infrastrukturore që ka zbatuar Bashkia e Tiranës këto 3 vitetet e fundit.