Muriel zbulon arsyen se përse refuzoi Milanin për Fiorentinën

Luis Muriel është prezantuar sot te skuadra e Fiorentinës. Bomberi kolumbian ishte shumë pranë transferimit te Milani, por në fund zgjodhi që të vijonte aventurën te skuadra e Piolit duke dhënë dhe arsyet për këtë vendim.

“I kisha dhënë fjalën time Fiorentinës. Ata bënë një përpjekje të madhe për të më marrë mua dhe kur Milan më kontaktoi nuk ndryshova mendje. Gjithmonë kam menduar për Fiorentinën dhe Milani nuk më tundoi në asnjë moment.

Cuadrado më telefonoi për të më uruar mirëseardhjen në Itali. Ai më dha edhe disa këshilla. Ai pati influencë të madhe në vendimin për t’iu bashkuar Fiorentinës. Krahasimet me Ronaldon? Më pelqen dhe do të thotë se po eci mirë. Gjithmonë më ka motivuar në karrierën time”, deklaroi sulmuesi kolumbian.