Kukësi bën një tjetër goditje në merkato, shumë pranë talentit të Shpresave

Kukësi nuk di të ndalet në merkato. Skuadra verilindore pasi mbylli me sukses dy lëvizje mjaft të rëndësishme, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, është gati për të bërë një tjetër goditje

“Supersport” shkruan se është pranë nënshkrimit edhe Faton Xhemaili. 20-vjeçari i lindur në Bujanoc aktualisht është pjesë e skuadrës së Radnik Surdulica në kampionatin serb të futbollit. Lojtari i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë në muajin nëntor regjistroi edhe debutimin e tij me fanellën e kuqezi kur luajti për 12 minuta në fitoren e kombëtares së 21-vjeçarëve përballë Maltës në “Selman Stërmasi”.

Xhemaili konsiderohet nga drejtuesit e Kukësit si një futbollist që do të plotësonte alternativat në dispozicion të Armando Cungut dhe në të ardhmen nëse e fiton vendin e titullarit mund të shërbejë edhe si një aset për të përfituar sa më shumë para në tregun e futbollistëve.