Kolegu i saj akuzohet për ngacmime seksuale, Lady Gaga merr vendimin e papritur

Këngëtarja Lady Gaga ka reguar, pas akuzave të ngritura ndaj R.Kelly për ngacmim seksual. Gaga bashkëpunoi me të për këngën ‘Do what u Want’ në vitin 2013.

Por pas akuzave nga disa gra, për abuzim seksual nga ana e tij, Gaga nuk do t’ja dijë më për të. Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale një status në lidhje me këtë gjë, ku ka shkruar se kërkon falje dhe e cilësuar sjelljen e kolegut të saj të tmerrshme.

Gjithashtu, ajo ka treguar se do të heqë nga të gjitha platformat e saj muzikore këngët e bëra prej tij.