Klopp dhe Van Dijk më të mirët e muajt dhjetor në Angli: Si qershia mbi tortë!

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe trajneri Jurgen Klopp janë vlerësuar si futbollisti dhe trajneri më i mirë i muajt dhjetor në Premier League.

Kjo është hera e parë që kapiteni holandez vlerësohet me një çmim të tillë, ndërkohë që bëhet mbrojtësi i parë që e fiton që nga marsi i vitit 2013, kur këtë vlerësim e merrte mbrojtësi i Tottenham Jan Vertonghen. Klopp ndërkohë e ka fituar edhe më parë këtë vlerësim, në shtator të vitit 2016.

“Është bukur, është si qershia mbi tortë. Ishte një muaj shumë i suksesshëm, por edhe i vështirë. Çdo ndeshje e kemi ndjerë sikur të ishte më e rëndësishmja e sezonit. Intensiteti ka qenë i lart, por kjo e bënë edhe special”, deklaroi strategu gjerman.

“Të Kuqtë” nuk janë mundur në asnjë ndeshje gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që Van Dijk është aktivizuar në të 8-të ndeshjet, madje edhe duke shënuar ndaj Wolves. Liverpooli mban kreun e renditjes me 4 pikë më shumë se Manchester City, teksa të shtunën sfidon Brighton. /Rozalb Lika-Koha Jone/