Jetonte vetëm, e moshuara shkrumbohet brenda banesës në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një zonjë e moshuar është djegur brenda banesës ku jetonte dhe ka ndërruar jetë.

E moshuara është identifikuar si Laje Bejtja dhe jetonte vetëm në shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se gruaja e moshuar ka humbur jetën nga asfiksimi fillimisht dhe më pas është djegur.

Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet, por nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj vdekjeje.