Isco bën gati “valixhet” te Reali, Juventus për ta rrëmbejë në verë

Isco Alarcon shumë shpejt mund të largohet nga Real Madrid. Marrëdhënia mes fantazistit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari thuajse nuk ekziston, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin. “Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Europës duke shtuar se është normale që të gjithë dëshirojnë të luajë kur janë tek Reali.

Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuajse asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm 2 nga 16 ndeshje dhe ato dy takime pa ndonjë vlerë reale, kundër Melillas në Kupën e Mbretit dhe në ndeshjen e fundit në grupet e Champions Leagues ndaj CSKA së Moskës, asnjëherë në formacion në kampionat.

Klubet që kërkojnë shërbimet e Iscos nuk mungojnë me Juventusin në krye që është gati që të ofrojë 70 milionë euro për ta rrëmbyer në verë.