“Ia pranuam ato”, Ylli Rakipi flet për organet gjenitale të Ramës, plas e qeshura (Video)

Gazetari Ylli Rakipi në një tryezë të organizuar nga PD për lirinë e medias, ka shkaktuar të qeshura në radhët e kolegëve kur përmendte organet gjenitale të Ramës, referuar fotove nudo që iu publikuan disa vite më parë.

Rakipi u shpreh më tej se Rama është duke i çuar gazetarët drejt gjyqeve popullore. Në momentin kur Rakipi përmendi fotot nudo të Ramës, kreu i PD-së Basha mezor e mbajti të qeshurën.

“Ka rënë në një hall të madh, dhe ka menduar tani që të bëj një ligj për median. Kërkon një pushtet që siç thotë Nikolla,  ka punuar vetë vite më parë. Pra një ekzibicionist që vite më parë na tregoi organet gjenitale në plazh, ia pranojmë ato, se individ, tani ky do të bëjë rojtar publik i moralit, e kërkon këshill etik me ankesa. 

Do na cojë drejt gjyqit popullor. Ky njeri nuk kontrollohet. Mua më thotë kazan, tjetrit tepsi… Sot jemi para atentatit që duhet të mbyllet media, shtypi nuk është i lirë. Është për të klithur, për ta ndaluar me të gjitha mënyrat që ne kemi”, u shpreh Rakipi.