Hueyda El Saied dedikim të birit: Prej 4 vitesh, më ke zbukuruar jetën

Hueyda El Saied është nënë e një vogëlushi të quajtur Gabriel. Sot, ai feston ditëlindjen e tij të 4-ët dhe më e lumtur se vetë ai për këtë ditë, është padyshim mami.

Pak më parë, Hueyda postoi një foto të djalit të saj; një bukurosh me flokë kaçurrela të adhurueshme dhe tipare të plota, që ngjasojnë shumë me ato të saj.

Gabriel, është fryti i një marrëdhenieje 5-vjeçare me partnerin francez të show girl-it, që mori fund në nëntor të 2017-ës, për t’i lënë vendin një kapitulli të ri dashurie në jetën e saj.