Fabregas transferohet zyrtarisht te Monaco

Cesc Fabregas i është bashkuar zyrtarisht Thierry Henry te Monaco. Ish-mesfushori i Chelsea-t ka nënshkruar një kontratë deri në 2022-shin me  klubin francez.

Pas aventurave me Arsenalin, Chelsea dhe Barcelona, spanjolli është gati për një aventurë të re sportive.

Fabregas është kërkuar me ngulm edhe nga Milan-i në javët e kaluara, por në fund ka zgjedhur transferimin në Ligue 1.