“Është kriminale të lësh të lirë Ramsey-in për t’u larguar falas te Juventus”

Analisti i njohur dhe kolumnisti i “Sky Sports” në Angli, Paul Merson e ka cilësuar si “kriminale” veprimin e Arsenalit për të lënë të lirë Aaron Ramsey që të transferohet falas në verë. “The Gunners” nuk rinovuan kontratën me uellsianin, duke bërë që ky i fundit të arrinte një marrëveshje me Juventusin.

“Është budallallëk që Arsenalit të lërë nj futbollistë me kualitet si Ramsey të lejojë mbarimin e kontratës. Edhe futbollit të tjerë si Alexis Sanchez, Alex Oxlade-Chamberlain, Theo Walcott janë larguar në të njëjtën formë.

Në kushtet e futbollit të sotëm, është kriminale. Është sikur të blesh një shtëpi me vlerë 80 milionë paundë dhe më pas të presësh që qiramarrja të mbarojë dhe të humbasësh shtëpinë”, deklaroi analisti i njohur. /Koha Jone/

Image result for paul merson