Diplomati: Nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar!

Nga Arben Çejku*
Zgjidhja e vetme elegante mund të ishte që zoti Rama, ashtu si KM i Greqisë Cipras, të marrë edhe funksionet e Ministrit të Jashtëm. Në këto kushte edhe dekreti nga Presidenti do ishte më i shpejtë dhe largimi i Bushatit i vetkuptueshëm. Kjo do shërbente si tejkalim “diplomatik” i përkohshëm i krizës që ka kapur diplomacinë. Natyrisht, kjo është edhe rrjedhojë e logjikës së gjithpushtetshmërisë që ka KM Rama dhe që e dëshmon edhe me mënyrën se si i shkarkon dhe emëron ministrat dhe zyrtarët e tjerë…

*Diplomat, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni