Dëmtim i rëndë për Grezdën, shfaqet me paterica në stërvitje (FOTO)

Eros Grezda është dëmtuar në fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Sulmuesi i kombëtares sonë, është shfaqur me paterica pasi ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mesfushori para ardhjes te Rangers erdhi pas një dëmtimi të rënd. Faza përgatitore që po zhvillohet në Tenerife ishte një mundësi e mirë për të fituar besimin e Gerrard.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por stafi mjekësor do ta monitorojë ditë pas ditë dëmtimin në këmbën e majtë. /Koha Jone/