Cakaj, Rama sulmon gazetarët: Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra

Kryeministri Edi Rama, ”sulmon” këdo që del pro mosdekretimit të Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm. Pasi e bëri me Presidentin Ilir Meta, Rama ka sulmuar gazetarët. ”Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra, nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Çertifikata e Sigurisë?! Shihemi tek Çani po hë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.