Braçe-Baton Haxhiut: Mbron okigarkët që na helmojnë me miell serb

Në këto ditë të nxehta politike, ku çështja kryesore është refuzimi i presidentit Meta për të dekretuar Gent Cakajn si ministër i Jashtëm, surprizë ka qenë qëndrimi i Erion Braçes i sapo zgjedhur Zv.Kryeministër në qeverinë Rama. Braçe në një koment në Facebook zbulon një të vërtetë të madhe për Baton Haxhiun; punon dhe ka interesa me oligarkët serb të miellit.

“Ky tipi ta haje vetë atë miell apo atë bukë me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Europë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell më të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli më të varfër se kaq? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çfarë lidhje ka?”, komenton Braçe.