Blaise Matuidi, futbollisti me më shumë fitore në vitin 2018

Blaise Matuidi është futbollisti që ka fituar më shumë ndeshje në vitin 2018 në të gjitha kompeticionet. 31-vjeçari ka fituar 48 ndeshje, duke ngritur tre trofe: Kupën e italisë, Seria A dhe Kupën e Botës me Francën.

Mesfushori i njohur ndiqet nga shoku u skuadrës te Franca, Antoine Griezmann dhe ish-kolegu te PSG, Angel Di Maria, me 45 ndeshje të fituara në vitin kalendarik. Futbollisti i Liverpool-it, Roberto Firmino dhe ylli i Barcelonës Ivan Rakitic e ndjekin me 44 fitore.

Matuidi është aktivizuar në 49 ndeshje me Juventusin në sezonin e fundit, ndërkohë që humbi vetëm dy ndeshje me Francën në Kupën e Botës. Ai do të ketë mundësinë të bëhet futbollisti më i sukesshëm nëse bardhezinjtë ruajnë diferencën prej 9 pikësh në kampionat me Napolin. /Rozalb Lika-Koha Jone/