Basha mbështet kërkesën e Presidentit për hetimin e DSIK: Të verifikohet edhe Rama dhe SHISH

Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për hetim parlamentar të DSIK, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita ka nisur punën për të hetuar të gjithë mënyrat si është dhënë certifikata e sigurisë për Gent Cakaj.

“Hetim parlamemtar për DSIK, kryeministrin Rama, Ditmir Bushatin, Gent Cakaj dhe SHISH për dhunimin e ligjit që cënon sigurinë e informacionit sekret dhe që cënon sigurinë e vendit”,- deklaroi ndër të tjera Basha.

Presidenti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, DSIK mbi procesin e pajisjes me certifikatat e sigurisë për shtetasin Gent Cakaj, me detyrë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kërkesa me nr protokolli 16/2 dhe datë 11 janar 2019, i është drejtuar kryetarit të parlamentit.

Ky hetim nis pas zbulimit se Gent Cakaj i cili ka mbajtur postin e zv/ ministrit pa pasur një çertifikatë sigurie per 7 muaj u pajis nga DISK me certifikatë sigurie brenda një dite.

Përgjigja e Bashës për gazetarët:

Pyetje: Presidenti Meta ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor ndaj DSIK-së për rastin Caka, ju do t’i bashkoni votat me LSI-në për ngritjen e e këtij komisioni?

Basha: Nuk jam në dijeni të kerkesës së presidentit, por që prej publikimit dje të dekretit të Presidentit, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin “Opinion” mbrëmë, kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zv.ministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit Informativ të Shtetit në dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s

Pyetje: Pra do të kërkoni ju një komision hetimor Zoti Basha?

Basha: Këtë që sapo ju thashë. Besoj isha i qartë?

Faleminderit

Lajme të tjera për dekretin e kreut të shtetit: