Ava Max: Kam lindur në SHBA, por jam 100 përqind shqiptare

Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi e cila vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho” në një intervistë për mediat londineze tregon udhëtimin e saj drejt suksesit.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore” shprehet Ava Max për mediat ndërkombëtare.

Më tej gjatë këtij rrëfimi, 24-vjeçarja deklaron se edhe përse ka lindur në Shtetet e Bashkuara ajo është krenare për origjinën e saj. “Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Eshtë me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar” shprehet këngëtarja shqiptare me famë botërore.