Allegri i pa “ngopur”: Kupa një objektiv, për Ronaldon nuk më intereson …

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk “ngopet” me trofe. Strategu i bardhezinjve duke folur në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Bolognës, e ka cilësuar si një ndeshje shumë të rëndësishme, për një trofe që është objektiv sezonal.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është një ndeshje shumë e mirë për t’u përgatitur për ndeshjen e Superkupës ndaj Milanit. Transferta në Bologna është e vështirë, sepse ata do të tentojnë që të bëjnë diçka të madhe për të eliminuar Juventusit.

Dybala? Pres që ai të bëjë një ndeshje të bukur, ashtu si në sfidat e fundit. Gjithmonë ka qenë pranë golit dhe është një futbollistë shumë i rëndësishëm. Cristiano dhe Mandzukic punojnë më shumë në fazën realizative, ndërkohë që ai në fazën ndërtuese.

Formacioni? Do të kërkojmë të kalojmë turin brenda 90 minutave. Mund të ketë hapësira për Kean, por edhe për Spinazzola-n. Cancelo do të rikthehet pas Superkupës, ndërkohë që Bonucci do të luajë. Szczesny do të jetë në portë, ndërkohë që Perin do të luajë në sfidat në vijim në Kupë.

Çështja Ronaldo? Unë e shoh Cristiano Ronaldon shumë të qetë, mund të flas për të vetëm sa i takon fushës. Nesër do të luajë kundër Bologna, edhe pse duhet të shoh se si dhe kur”, deklaroi Allegri në konferencën për mediat. /Koha Jone/