Vasili i hakërrehet Ramës: I trashë juridikisht, i pagdhendur etikisht dhe provincial shtetërisht

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk ka kursyer edhe sot kritikat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook’, Vasili teksa komenton vendimin e Presidentit për të refuzuar Gent Cajkën si ministër i Jashtëm, shkruan se Rama është viktimë e injorancës së tij dhe dashurisë për librat e Cakës.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës !!!

I budallëpsur nga injoranca e tij dhe nga dashuria e pafund për librat e Gent Cakës, Edi Rama gajasi sot tërë dynjanë me konvulsionet e shkollëpakësisë së tij.

I trashë juridikisht, i pagdhendur etikisht dhe provincial shtetërisht, sot Edi Rama i lau duart nga autoriteti i Kryeministrit, duke u shndërruar thjesht në një ordiner, që ja ka zili edhe dinjitetit të Ver Llapës, që se paku di ç’kërkon.

Me gjuhe të trashur, me mendim të çoroditur, me sjellje vulgare, me një banalitet kutërbues, Edi Rama është sot një model për t’u përbuzur.

Përfaqësues i projekteve politike më të errëta dhe shpërdorimit mafioz ekonomik të pushtetit, sot Edi Rama me propozimin e Gent Cakës dëshmoi modelin e ligë klientelist dhe antishqiptar të tij, një model i urryer anti-atdhe.

Sot refuzimi i Cakës ishte refuzimi i këtij modeli të ndyrë për të ulur abuzivisht në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë, por edhe për fare pak kohë….