Rëndohet situata në Pukë

Situata e ditës së sotme në territorin e bashkisë Pukë është rënduar nga reshjet e dendura të borës dhe temperaturë të ulëta deri në- 7 gradë, trashësia e borës arrin deri 70 cm.

Energjia është pa ndërprerje, shkollat nuk vijojnë mësimin, është ndërprerë, probleme shëndetësore nuk janë raportuar. Rrugët lokale janë hapura pjesërisht të qarkullueshme. Po ndërhyhet në mënyrë periodike për pastrimin e tyre, trashësia e borës në qytet kalon 70 cm.

2. Njësia Administrative Gjegjan
Shkollat nuk janë të hapura, është pezulluar mësimi . Energji nuk ka patur pa ndërprerje. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar rrugët rurale të kësaj njësie janë të bllokuara. Po punohet me një mjet fadrome në rrugët e kësaj njësie.

3. Njësia Administrative Qelez
Shkollat nuk janë të hapura, është pezulluar mësimi, energji ka pasur pa ndërprerje. Probleme shëndetesore nuk janë raportuar, në rrugën Qafë Qerreti – Qelez është angazhuar një mjet Fadromë për pastrimin e rrugës ku gjatë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme është hapur 3 herë dhe bllokohet sërish nga reshjet e dendura dhe erërat e forta. Rrugët lokale të kësaj njësie janë të bllokuara

4.Njësia Administrative Luf–Qerret
Shkollat nuk janë të hapura, është pezulluar mësimi, energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme. Nuk raportohet probleme shëndetësore. Rrugët rurale të kësaj njësie janë bllokuar.

5. Njesia Administrative Rrapë
Shkollat nuk janë hapur, është pezulluar mësimi, energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje, nuk ka pasur problem shëndetësore, rrugët rurale janë bllokuara.  Reshjet e borës vijojnë të dendura, temperaturat të ulëta.

Bashkia Pukë ka në dispozicion një fadromë dhe një borëpastrues për ndërhyrje në të gjitha rrugët që mund të ketë bllokime dhe një kamioncinë për kriposjen e rrugëve. Aktualisht me një borëpastrues po mbahen nën kontroll rrugët urbane të qytetit Pukë dhe  me një fadrome po ndërhyhet në rrugën Qafë–Qerreti–Qelez.