Lezhë, Frano Kulli zgjidhet drejtuesi i bibliotekës publike “Gjergj Fishta”

Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj prezantoi drejtorin e Bibliotekës Publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë, Frano Kulli i cili do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit. “Misioni juaj është përsosja edhe më tej e shërbimit, pasurimit me libra të rinj, rritja e numrit të lexuesve, promovimit të talenteve, ndaj keni gjithë mbështetjen time”, u shpreh Frrokaj.

Kulli falenderoi kryebashkiakun për besimin e dhënë në drejtimin e bibliotekës, duke shprehur besimin për të bërë më të mirën e mundshme për bibliotekën dhe qytetin e Lezhës. Frano Kulli është një personalitet me kontribut të çmuar në fushën e kulturës dhe fushën e medias, ku për këtë të fundit ka pasur post të lartë drejtues, Zv. Kryetar i KKRT si dhe anëtar anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios e Televizionit (KKRT-së), zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kulli ka themeluar shtypshkronjën “Gjergj Fishta”, e para shtypshkronjë në historinë e qytetit Lezhë. Në vitin 1994 Themelon Entin Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”, në vitin 1995-1996 drejtues i gazetës “Lezha informacion”, viti 1999-2001 Drejtues dhe ortak i TV-“Besëlidhja”. Frano Kulli është kontributor edhe në fushën politike lokale të Lezhës.