Levante i shkakton humbjen e parë Barcelonës për vitin 2019, e mund në Kupë (VIDEO)

Barcelona pëson humbjen e parë për vitin 2019. Skuadra katalanse është mposhtur 2-1 nga Levante në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-at e Kupës së Mbretit.

Cabaco zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4-t me një goditje me kokë. Levante nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 18-të, Mayoral shënoi edhe golin e dytë.

Pa Messin dhe Suarez, vendasit ishin dominues, por 5 minuta nga fundi Barcelona fitoi një 11-metërsh falë Denis Suarez. Coutinho reazlizoi nga pika e bardhë, duke shtuar shanset e Barcelonës për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Camp Nou”. /Koha Jone/