Kreu i Unionit të Gazetarëve i “përvishet” Baton Haxhiut: Monstër komunikimi

Letra e gazetarit nga Kosova Baton Haxhiu, drejtuar Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku ndërsa kërkonte dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, paralajmëronte Presidentin për pasoja nga mosdekretimi.

Kjo letër publike ka shkaktuar një sërë reagimesh, ku ndër to është edhe ai i Presidentit të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa.

Çipa nuk e ka kursyer Haxhiun, ndërsa i drejtohet duke i thënë se, “Kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut eshte i vettradhetueshem prej gazetarit Baton”.

Më tej ai shprehet se, “paedukatesia publike e Baton Haxhiut permes nje letre publike drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, misherohet vetem tek shprehja se pare adresuese: ” Pershendetje Ilir!””.

Kreu i Unionit të Gazetarëve shkon më tej, ku shprehet: “Vlera si monster komunikimi dhe sidomos prej ndermjetesi formal dhe informal e Batonit, fatkeqesisht eshte ende e paditur per qeverises te hershem dhe te perkohshem shqiptare me se pari ne Tirane dhe dokur edhe ne Prishtine”.

Ai e përmbyll reagimin e tij teksa shkruan: “Mjere ne shqiptaret per shtetaresine qe kemi si ne shtetin e vjeter qe sillet perhershmerisht si rishtar, edhe per te riun qe mbetet femije dhe naiv djallezor!!!!”