Hailey dhe Justin shtyjnë ceremoninë e dasmës

Çifti Bieber ka qenë duke e planifikuar ceremoninë fetare ku të pranishëm do të ishin familjet dhe miqtë e tyre më të afërt, që në shtator kur nënshkruan dokumentet e martesës.

Madje pati disa fjalë që thonin se do të zhvillohej në fillim të janarit, por ata ende nuk janë gati për të qëndruar përpara priftit e të shkëmbejnë unazat.

Burime të afërta me ta zbulojnë se Justin dhe Haily duan ta bëjnë ceremoninë sa më shpejtë por nuk kanë mundur ta organizojnë pasi njerëzit e afërt me ta janë shumë të zënë dhe nuk kanë mundur të gjejnë një datë kur të gjithë mund të vijnë.

Kështu që është vetëm një pengesë e vogël dhe këngëtari me modelen janë më të lumtur se kurrë, gati për tu betuar për lidhjen e tyre edhe përpara zotit.