“Gent Cakaj i ka dhënë dorëheqjen sot Ramës”

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare Paskal Milo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri me dije se Gent Cakaj i ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama.

Pjesë nga debati: 

Milo: Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e zt.Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni zt.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zt.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.