Cikalleshi gjen rrugën e rrjetës në miqësoren e fituar me golaedë

Sulmuesi i kombëtares sonë, Sokol Çikalleshi është rikthyer te goli. Ai ka realizuar në miqësoren mes Goztepe dhe Pendikspor. Sulmuesi ka realizuar golin e pestë për skuadrën e tij.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e pazakontë, 6-3, për Goztepen. Kjo e fundit mban vendin e 10-të në kampionatin turk të futbollit. Cikalleshi nuk është ftuar në grumbullimet e fundit nga trajneri Panucci, edhe pse po kalon një formë të mirë.