Bleona këngë italiane me klip “të nxehtë” (VIDEO)

Bleona Qerreti ka publikuar këngën italiane ”Su di noi”. Klipi është shumë veror dhe Bleona është shfaqur me bikini dhe shumë sensuale. Përmes një postimi, Bleona ka treguar se kjo video nuk ishte planifikuar të publikohej. ”Kjo është një nga këngët më të dashura për mua, pak nga muzika me të cilën u rrita. Kjo dhe shumë këngë të tjera italiane më ndihmuam të formohesha në artisten që jam sot, që kur isha fëmijë. Kushdo që më njeh mua personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm për të kuptuar këngën time të preferuar. Sot e kësaj dite, unë ende e këndoj këtë në çdo koncert timin. “Su di noi” nga i pari dhe i vetmi, Pupo. Kjo video nuk është bërë për t’u publikuar, por me çfarë ndodhi në Malibu tani ky projekt zë një vend të veçantë në zemrën time”,-shkruan Bleona.