Tek Filologjiku studentët nxjerrin në korridore karriget

Në fakultetin e Filologjikut studentët kanë vijuar bojkotin e mësimit. Nëpër korridoret e godinës së fakultetit ata kanë nxjerrë jashtë karriget dhe tavolinat.

“Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është dicka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë”,-thotë një studente.

Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete. ”Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave”.

Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin. “Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera”.