Saimir Kodra zbulon detaje për videoskandalin e gjyqtarit (Video)

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, për të folur mbi skandalin e publikuar nga “Stop” ku gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi shfaqej duke marrë ryshfet e duke kërkuar favore seksuale, drejtuesi i programit investigativ, Saimir Kodra tregoi se denoncuesja kishte shpenzuar në total një shumë prej 10 mijë eurosh për të marrë kujdestarinë e së bijës. Kodra tregoi se ajo kishte zhvilluar dy procese gjyqësore dhe kalvari me drejtësinë kishte nisur që në vitin 2012.