Kujdes nga bora, kjo është gjendja në rrugët e Shqipërisë

Reshjet e dëborës kanë zbritur deri në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Gjatë natës ka rënë dëborë edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshje shiu.

Probleme ka në akset rrugore në qarqet ku dëbora ka qenë e dendur. Prej orës 4: 30 të mëngjesit dhjetera automjete u bllokuan në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Rreth 20 cm reshje dëbore kanë mbuluar ndërkohë Gjirokastrën dhe rrethinat.

Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijes përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë.

Ndërkohë që raportohet se ky aks në këto memente është bllokuarnga Memaliaj drejt Kakavijës.

Edhe aksi drejt Sarandës është i pakalueshëm.

Raportohet se ka disa mjete që po pastrojnë, por do të marrë kohë zhbllokimi ndërsa reshjet vazhdojnë.

Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.

Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.

Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra

Akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Rrugët rurale që lidhin Peshkopinë me njësitë administrative janë pjesërisht funksionale. Ndërsa Lura, Selishta dhe një pjese e madhe e fshatrave janë të bllokuara.