Hoxha: Industria e basteve punon ilegalisht, nuk luajnë më vetëm “një mijë lekshat”

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show” në televizionin “Top Channel”, ku u diskutua për mbylljen e kompanive të basteve në Shqipëri.

Hoxha tregoi se pavarësisht vendimit, vazhdon të luhet bixhoz, por tashmë në faqet “online”. Gazetari shtoi se ndryshimi i vetëm është që nuk luajnë dot vetëm lojtarët e “vegjël”.

“Sot luhet bixhoz “online”. Sot kompanitë nuk paguajnë as taksë dhe nuk ka garanci për lojtarët. Nuk mund t’ia lëmë policisë të tërë barrën, pasi me infrastrukturën që ka nuk e lufton dot këtë lloj informaliteti. Ne nuk i shohim më reklamat e basteve, por kjo industri punon sot ilegalisht. Nuk luajnë më “një mijë lekshat”, u shpreh Artan Hoxha.