FOTO/ Aksident i rëndë, një i vdekur në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Lushnje.

Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mjeti ku udhëtonin doli nga rruga.

Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik

Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota që e shkaktuan atë.