Zyrtare/ Barcelona transferon më në fund 19-vjeçarin Todibo

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e 19-vjeçarit, Jean-Clair Todibo nga Toulouse që nga 1 korriku. “Blaugranat” kanë sqaruar nëpërmjet një komunikate se “lojtarit i përfundon kontrata me Toulouse më 30 qershor dhe do të vijë te Barça me parametër zero.”

Todibo dallohet kryesisht për formimin e tij fizik. Ai është i gjatë 1 metër e 89 centimetra, por shquhet edhe për aftësitë tekniko-taktike.

Qendërmbrojtësi francez është pjesë e përfaqësueses U-20 të Francës dhe e ka nisur karrierën në qendër të mesfushës, që do të thotë se ka fituar shumë siguri në pasim dhe kontrollin e topit, cilësi që kërkohen në një klub të madh si Barcelonës.