Edi Rama dhe Erion Braçe drejtojnë mbledhjen e qeverisë, edhe me të ikurit

Edi Rama dhe Erion Braçe, i pari i qeverisë me dyshin, kanë drejtuar mbledhjen e qeverisë “Rama 3”. Mbledhja zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

Të pranishëm raportohet të jenë veç ministrave të kabinetit, edhe ish-ministrat apo ata që pritet të bëhen të tillë, pavarësisht çfarë ndodhi një ditë më parë me dekretimet e presidentit Meta.

Siç duket dhe në foton e rastit në mbledhje ndodhet edhe Ditmir Bushati, ministri që nuk dekretohet shkarkimi prej Presidentit Meta. Nga burime endrifugiane tregohet se në fillim kryeministri nuk ka dashur ta lerë të hyjë në mbledhje ministrin Bushati, duke qenë dyshues se pse Presidenti nuk pranon ta shkarkojë me dekret dhe të emërojë djaloshin kosovar, 28 vjeçarin që është diplomuar në Prishtinë dhe ka një specializim të pa deklaruar në Budapest të universiteti sorosian. Por duket se insistimi ditmirbushatian ka fituar mbi njeriun e Vunoit si kryeministër. Gjatë gjithë mbledhjes së qeverisë, siç thotë për “Koha Jone” një ministër që i shpëtoi furisë së largimit, asnjë prej ministrave nuk i fliste Ditmir Bushatit. Të gjithë kishin frikë, sepse Edi Rama e shikonte vengër dhe mosbesues. Ka mundësi që me rrjedhën e ngjarjeve të pritshme politike këto 6 muaj, Ditmir Bushati të shikohet si kandidaturë mjaft potenciale për kryeministër nga PS-PD-LSI. Edhe pala gjermane ka shprehur shumë simpati për Bushatin, sikurse edhe “Zëri Amerikës”, radio shtetrore e SHBA, ka shkruar me rezerva për largimin e tij nga kabineti qeveritar, ndërkohë që e shikojnë emrin e ministrit të propozuar për shef të diplomacisë me mjaft dyshime aftësie.

Një gjë dihet tashmë se Presidenti Meta nuk do ta firmosë asnjëherë shkarkimin e ministrit Bushati, pasi deri tani ka punuar mirë si shef diplomacisë shqiptare dhe ka treguar integritet me homologët europian e sidomos me ata amerikan. Ndërkohë po burimet endrifugiane thonë se nëse Presidenti përfundimisht nuk e firmos dekretin e shkarkimit për Ditmir Bushatin, atëhere kryeministri ka mundësi ta marrë vetë rolin edhe si ministër i jashtëm, por mundet edhe të propozojë emrin e Jozefina Topallit si ministre e jashtme.

Jozefina Topalli, mbetet një figurë karizmatike dhe me shumë njohje e lidhje ndërkombëtare, ndonëse ky do të ishte dhe një diversion i hapur ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha si dhe test për Sali Berishën.

Sikurse shikohet edhe si një hap që po luhet në skutat e errëta politike për një qeveri të përbashkët PD-PS.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019-s, sektor për sektor. Në fokus, rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkroi kryeministri Rama vetëm pak pasi kishte nisur mbledhja, në rrjetin social.

Ndërkohë, mbledhja e qeverisë është pritur me protesta.